Policia e Kosovës më 2018 ka publikuar një video me mesazhin se shkrepja e armës në ahengje mund të sjellë tragjedi. Por, edhe tre vjet më pas, kjo fushatë nuk ka arritur efektin e duhur pasi që ky fenomen po vazhdon të ndodhë në festat që po mbahen.
Vetëm sivjet, nga 28 Qershori deri më 4 Gusht, policia ka konfiskuar 50 revole dhe 10 armë të gjata, dhe ka arrestuar 39 persona.
Një fenomen i tillë sipas psikologut Arbër Zeka vjen si pasojë e lidhjes që në të kaluarën populli kosovar ka pasur me armën.
Por, për rritjen e vetëdijesimit, fushata të tilla sipas specialistit të marrëdhënieve me publikun, Dardan Hasku, duhet të bëhen më shpesh dhe ndryshe.
/a.r