Nëse në këto ditë të nxehta vëmendja është fokusuar tek heronjtë që po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët, harrojmë se çdo ditë të vitit janë po ata që shpëtojnë jetë njerëzish në aksidente.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar një prej rasteve të shumta që ndodhin në ditë ku shërbimi zjarrfikës është në krye të detyrës. Veliaj apelon për më tepër kujdes me zjarrin dhe drejtimin e automjetit.
“K U J D E S
Në Pezë për zjarret e verës – zjarrfikësit heronj të Bashkisë së Tiranës ndihmojnë edhe për të shpëtuar jetë njerëzish në aksidente!
Pas sharrimit të derës, nxirret drejtuesi me pak dëmtime. Të shkuara!
Mos vendos zjarre!
Mos ec me shpejtësi!
Mos pi në timon!”, shkruan Veliaj./m.j