Nga Erjon Braçe
Po lexoj Ate dhe dua them fare pak gjera;
E para, me e pa rendesishmja, kur Ai me kujton shtatin, verej se une me floke jam thuajse sa ai qeros!!
E dyta, kur Ai me kujton qenien ne pushtet dhe mendon se me ve ne veshtiresi duke me treguar zyrat, letrat, kallezimin e ndeshkimin, verej se une i kam bere te gjitha keto, si gazetar e si deputet dhe Ai ka qene teresisht kunder meje; mjafton tu kujtoj nje ceshtje, ate te reklamave shteterore, vecmas te ministrise se Mbrojtjes dhe shkrimet apo emisionet e Atij per kete!! E treta, kur Ai me kujton qe duhet te pergjigjem per vjedhjet, verej dy gjera:
E para, une nuk kam para dhe per te une jam hajdut;
E dyta, ai ka para dhe eshte vetem gazetar i pasur por i ndershem ama.
E katerta, kur Ai i ben thirrje qytetareve te shohin tek une politikani qe vjedh, varferine e tyre apo mungesat tek femijet e tyre, verej se duhet ti ftoj qytetaret te mos shohin perfituesin tek luksi i tij apo i studios se tij, asfare, nuk ja vlen, politikanet e Atij ne studio, ne kohen e tij apo kete kohe, ne fshatin e tij vetem ne kohen e tij, ne pushimet e tij vec ne kohen e tij, jane burrat me te ndershem te ketij vendi;
Ai ndaj i promovon!!
E kuptoni qytetare?
Ai po ju bën nder të njihni dhe më në fund politikanët e tij të ndershëm!
Jane “Klubi i 1 milion eurove të para”!
Meqe dje pati shume reagime ne telefon e ketu, vecanerisht ne inbox, po e spjegoj:
Klubi i 1 milion eurove të para, ka te bejë me gjithkend, biznesmenë, politikanë, gazetarë të pasur, qe per 1 milion eurot e para, nuk duhet te pyetet.
Po te kerkoni sic ben Ai apo gugelloni sic ai ben realisht, do gjeni ate shprehjen lapidare:
Nuk pyetet kush si e ka bërë milionin e parë.
Por problemi ne kete vend eshte se; këta e kanë kthyer në standart ligjor këtë gjë në këtë vendin tonë.
Ndaj dua ta them troc:
Nuk mund te lejohet te korruptohet antikorrupsioni.
Nese ndodh kjo, fundi eshte aty.
Dhe meqe jemi ne fund, nje pyetje kam;
Cili është qendrimi i këtij për reformën në drejtësi, dini gjë ju?