Presidenti Bujar Nishani ka dorëzuar kopjen e Mesharit të Gjon Buzukut në Bibliotekën Kombëtare, duke thënë se libri i parë shqip erdhi në shtëpinë e tij të vërtetë. Në 95 vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, Presidenti tha se kopja e Mesharit që solli Papa Francesku gjatë vizitës së tij vitin e shkuar ka pikërisht vend qëndrim shtëpinë e librit.
“Ashtu si Meshari që i rezistoi shekujve, edhe besimi te përparimi i rezistoi kohërave në Shqipëri. Te ky Meshar gjejmë qetësinë shpirtërore dhe krenarinë kombëtare”, deklaroi Presidenti i Republikës.
Nishani shtoi se “teknologjia është sfidë e madhe ndaj librit, por përmes infrastrukturës ne duhet ta kthejmë vëmendjen e brezit të ri te libri”.