Prej disa ditësh, shumë qytete të Greqisë janë pushtuar nga flakët duke djegur pyje e kullota. Zjarret kanë shkaktuar dy viktima, një prej të cilëve është dhe një zjarrfikës.
Por në një zonë të Greqisë, në Evros kanë nisur reshjet e breshërit. Shumë banorë të zonës kanë postuar video në rrjete sociale të vendit të mbuluar nga një “pëlhurë” e bardhë e shkaktuar nga reshjet.
Breshër po ashtu ra në zonën e Dikellos dhe Makrit dhe sipas dëshmive të banorëve dhe pushuesve breshri ishte me madhësinë e një arre.
Ende nuk dihet nëse breshri ka shkaktuar dëme në të korrat, makinat apo shtëpitë.
/b.h