Përparësitë e medias dhe mbështetja për projektet e ardhshme ishin tema e diskutimit të sotëm mes ambasadorit Vincenzo Del Monaco, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, dhe Armela Krasniqit, kryetarja e re e Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Në njoftimin e publikuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë bëhet e ditur se gjatë takimit, Krasniqi nënvizoi se suksesi bazohet në partneritet.
Ndërkohë, ambasadori Del Monaco konfirmoi se “Prezenca OSBE-së në Shqipëri është gati për të ndihmuar”.
/b.h