Një person i shpallur në kërkim për shkatërrim prone është arrestuar dje në portin e Durrësit.
Në pranga është vënë 74-vjeçari Ndue Fugaj, banues në Lezhë, i cili do të udhëtonte nga Shqipëria për në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit Fugaj ka rezultuar person në kërkim sepse më datë 8 dhjetor të këtij viti është identifikuar se ka kryer veprime të dhunshme, gjatë protestës së opozitës, duke shkaktuar dëme ndaj institucioneve shtetërore në Tiranë.
Pas ndalimit 74-vjeçari u transferua në Komisariatin Nr.1 Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.