Lionel Messi është larguar përfundimisht nga Barcelona, pas 16 viteve të kaluara në ekipin e parë.
Kishte një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për pesë vite të tjera, por regjistrimi i tij ka qenë i pamundur për shkak të aspektit financiar.
E për largimin e Messit nga Barcelona ka folur edhe presidenti i gjigantit katalunas, Joan Laporta në një konferencë për shtyp.
Laporta është parë i emocionuar derisa ka folur fillimisht për problemet katastrofale të Barcelonës me financat.
“Unë jam këtu për të shpjeguar situatën me Messin. Fatkeqësisht ne kemi marrë një trashëgimi katastrofike. Fatura e pagës përfaqëson 110% të të ardhurave të klubit. Ne nuk kemi diferencë rroge. Ne e dinim që kur mbërritëm në klub”.
“Numrat që ishin paraqitur pas auditimit, janë shumë më tepër sesa ato që na kishin thënë dhe ato që kishim parashikuar bazuar në shifrat zyrtare. Humbjet e parashikuara janë shumë të larta, borxhet e parashikuara janë të larta”.
“Nuk ka pagë diferenciale. Për të qenë në përputhje me “Fair-Play’-in e La Ligas, ne duhej të pranonim një marrëveshje të La Ligës që hipotekoi për gjysmë shekulli të drejtat televizive të një klubi me histori 120 vjet në këtë Ligë”.
“.Një klub që është mbi të gjitha. Me lojtarët, nga më të mirët në botë, presidentin dhe gjithçka. Unë nuk mund ta lejoja atë kredi të të drejtave televizive. Klubi është mbi lojtarët, qoftë ai më i miri në botë”.
Tutje presidenti i Barcelonës ka thënë se dëshira e Messit ishte të qëndronte te Barcelona, ashtu edhe e klubit që argjentinasi të mbetej.
“Rinovimi i Leo përfshinte pranimin e një operacioni që nuk është interesant për Barçën. Unë dua që të jetë e qartë se Leo donte të qëndronte, edhe ne gjithashtu. Vjen një kohë kur në një negociatë ju duhet të ngriheni, të analizoni gjërat në mënyrë rigoroze dhe me shifra. Rregulli i La Liga mund të jetë më fleksibël, por kjo nuk është justifikim sepse ne tashmë e dinim. Trishtim, por mendoj se ne kemi bërë më të mirën për Barçën”.
g.kosovari