Një 30-vjeçare me banim në zonën e Armadhës është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi ka dhunuar me sende të forta ish-vjehrrën e saj, edhe pse kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.
E reja i ka shkuar në banesë, dhe pas goditjeve ish-vjehrra është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon punën për arrestimin e 30-vjeçares, e cila ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen e ish-bashkëshortit të saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armadhë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r