Greqia për të tretën ditë me radhë po përballet me shuarjen e vatrave masive të zjarrit në thuajse gjysmën e territorit të saj. Deri më tani janë evakuuar qindra banorë dhe janë lënduar nga flakët 7 persona, mes tyre edhe një zjarrëfikës dhe një vullnetarë.
Mediat vendase bëjnë me dije se janë shkrumbuar mijëra hektarë tokë, shtëpi, makina. Ndërkohë sa i përket zonave më problematike ato janë në Atikë, Evia dhe Ilia ku qindra banorë duhej të evakuoheshin.
Qytetarët u zgjuan nga frika, pasiguria, por edhe dëshpërimi duke i pushtuar. Ka pasur shumë raste kur qytetarët refuzojnë të heqin dorë nga prona e tyre, duke besuar se ata mund ta mbrojnë vetë. Në këto raste, ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme.
Ndërkohë policia greke po punon intensivisht në zonat problematike dhe derë më derë, u kërkoi qytetarëve që të largoheshin menjëherë.e.su./abcnews.al