Një grua u vra dhe një tjetër është plagosur pas një shpërthimi që ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në aeroportin Sabiha Gökçen, që ndodhet në bregun aziatik të Stambollit, sipas medias turke.
Zehra Yamaç, 30 vjeç, vdiq menjëherë për shkak të plagëve që kishte marë në kokë gjatë shpërthimit që ndodhi në pistën e aeroportit, njoftuan kanalet televizive, CNN-Turk dhe NTV.
Ende nuk ka informacione për origjinën e eksplozivit.
https://www.youtube.com/watch?v=PBT70_k322E