Tirana International Airport njoftoi se nga muaji shtator, Wizz Air do të fillojë fluturimet direkte për në Abu Dabi.
“Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili ndodhet në Gjirin Persik (Arabik). Fokusi i tij në eksportet dhe tregtinë e naftës reflektohet nga kullat moderne të horizontit dhe qendrat tregtare, siç janë qendrat tregtare Abu Dhabi dhe Marina. Nën kupolat me mermer të bardhë, Xhamia e madhe Sheikh Zayed përmban një qilim të madh persian, llambadarë kristal dhe kapacitet për 41,000 persona”, thuhet në njoftimin e TIA.
Sipas faqes zyrtare të Wizz Air, fluturimet janë dy herë në javë. Biletat drejt Abu Dabit për vajtje në 21 dhe kthim në 25 shtator janë nga 50 euro në çdo drejtim.
Operatori hungarez me kosto të ulët, Wizz Air e ka shtuar ndjeshëm numrin e destinacioneve vitin e fundit, duke u bërë më i madhi në tregun vendas. Ai ofron aktualisht fluturime në 32 destinacione në 11 shtete./m.j