Ditët e fundit, vendi ynë është përfshirë nga një valë e rrezikshme zjarresh, të shtrira nga zonat bregdetare deri në male.
Kjo situate e vështirë vazhdon duke krijuar problem të mëdha për banorët e fshatrave të prekur, gjithashtu për operatorët turistikë, të cilët ndodhen në kulmin e sezonit.
Big Market është ndër të parët, të cilët ofruan ndihmën e tyre në solidaritet me situatën, duke dhuruar sasi të mëdha uji të pijshëm për ekipet zjarrfikëse, të cilët prej ditësh me radhë gjenden në vijën e parë të luftës.
“Për këtë arsye, – shprehen përfaqësuesit e Big Market, – solidariteti në të tilla emergjenca është përgjegjësi ndaj të mirës së përbashkët dhe kujdes ndaj aseteve tona më të çmuara, që janë njerëzit dhe stafet profesioniste në terren.”
Big Market është rrjeti më i madh i marketeve në vend, me shtrirje në të gjitha qytetet.
Rreziqet ndaj prodhimeve të fshatit ndihen në mënyrë direkte nga ky rrjet, duke patur parasysh se fermerët dhe produktet e tyre janë pjesë e biznesit të përditshëm.
Big Market zhvillon vazhdimisht fushata në solidaritet me nevojat e komuniteteve ku ata operojnë, në të gjitha qytetet e Shqipërisë.