Arrestohet nga Policia e Tiranës Luli Makashi, gruaja që mashtronte shqiptarët duke u marrë miliona lekë për një vizë kanadeze.
Sipas Prokurorisë, Luli Makashi me të bijën e saj, Adelën, u akuzuan se kanë mashtruar 360 shqiptarë te cilet kane paguar rreth 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.
Policia e Tiranës njoftoi se ndalimi i saj u bë këtë të enjte nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.
“U bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasen Luli Makashi, 57 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, vendim të cilin e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit Tiranë”, tha Policia.
Makashi u arrestua edhe ne vitin 2016, ne aeroportin e Rinasit teksa kthehej nga Kanadaja me te bijen./m.j