Sali Berisha ka sulmuar sërish sot ambasadoren amerikane. Sa i përket shpalljes së tij non-grata, Berisha tha se është e drejta e sekretarit Blinken të vendosë se kush do të hyjë dhe kush jo, në SHBA.
Por sipas tij, padia që ka dorëzuar në Gjykatën Korreksionale të Parisit lidhet me pjesën e cilësimit të tij si të korruptuar.
Ndërkohë, sa i përket ambasadores Yuri Kim, Sali Berisha e cilësoi si rast unik.
“Pasi përshëndeti masakrën zgjedhore, tani kërkon t’i diktojë këtij vendi se kush duhet të futet në Parlament. Ambasadorja Yuri Kim ka përdorur kërcënime me dogmën e barit që ka përdorur dikur Enver Hoxha dhe duke e përdorur sot albanofobët” – tha Berisha.
/JavaNews/a.r