Një zjarr masiv ka nisur në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Siç shihet nga pamjet, masivi i flakëve është afër ish-depove të naftës në Vlorë.
Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për izolimin e tyre, por duket se situata është serioze.
Nuk dihet ende si ka nisur zjarri në këtë pjesë të qytetit të Vlorës që është shumë pranë zonave të banuara.
Ndërkohë, në një prononcim për mediat, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili monitoroi nga afër këtë proces, pohoi se ka dyshime që ishte një zjarrëvënie e qëllimshme.
Vlora është qarku më i prekur nga zjarret, pasi prej 10 ditësh po luftohet me flakët në Karaburun.
/a.r