Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish për zgjedhjet e 25 prillit dhe raportin e hartuar nga OSBE-ODIHR.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se as Ramiz Alia nuk bëri zgjedhje më të zeza se sa bëri Rama në 25 prill.
Sipas tij, Alia pavarësisht se ishte president komunist i diktaturës, bëri zgjedhje shembullore.
Vasili thotë se 25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem të votës dhe se rrugëdalja është vetëm zhvillimi i zgjedhjeve të reja.
Postimi i Petrit Vasilit:
As Ramiz Alia ne 1992 nuk beri zgjedhje te zeza si Rama ne 25 prill! Ne 22 mars 1992 megjithse President ishte nje komunist dhe perfaqesues i diktatures me te eger komuniste si Ramiz Alia, zgjedhjet ishin shembullore dhe jane nje pasqyre kokeforte per turpin e dhe faqen e zeze te 25 prillit.
25 prilli eshte krimi dhe atentati me i rende politik, qe i eshte bere demokracise dhe pluralizmit ne keto 30 vjet. Ne 25 prill ne Shqiperi sipas raportit te OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe rilindja kane kryer nje masaker zgjedhore te vertete ku :
– Qeveria organizoi dhe financoi ne menyre mafioze shitblerjen me kriminale dhe masive te votave te pare ndonjehere.
– Qeveria e perdori pushtetin duke shperdoruar ne menyre kriminale te dhenat personale te qindra mijra qytetareve, te cilat jane tashme ne duart e krimit te organizuar dhe trafikanteve duke tronditur rende sigurine publike dhe ate personale te qytetareve.
– Qeveria shperdoroi pushtetin dhe administraten per presione mafioze mbi qytetare dhe bisnese, perdori dhjetra milion euro dhe e gjithe administrata u perdor si detashment kriminal zgjedhor kunder qytetareve
– Qeveria kapi dhe zaptoi kriminalisht dhe totalisht Median, per te mashtruar dhe dezinformuar qytetaret per qellimet elektorale te rilindjes.
– Qeveria punesoi me mijra njerez ne menyre te paligjshme ne administratën publike vetem me qëllime elektorale.
– Qeveria shperdoroi ne menyre mafioze dhjetra milione euro e rindërtimit për të orientuar votën.
– Qeveria përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
Me voten e lire nuk ka kompromis ajo ose eshte e lire ose e dhunuar.
25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem te votes se lire me çdo mjet e menyre dhe me perfshirjen e hapur te mafies dhe krimit te organizuar.
Masakra zgjedhore eshte ulur kembekryq ne Shqiperi,qendrimi ndaj tyre eshte gur prove per kedo shqiptar dhe te huaj, per tu vendosur ose ne krah te demokracise ose ne krah te mafies antishqiptare dhe antidemokraci te rilindjes ne pushtet.
Zgjedhjet e reja jane hap i detyruar dhe i pashmangshem per te shpetuar Shqiperine nga gremina antidemokratike dhe kriza e tmerrshme ekonomike politike dhe sociale, qe po zhben vendin dhe po largon shqiptaret.
Kunder zgjedhjeve te reja s’ka asnje alibi pasi baderdia kriminale zgjedhore e 25 prillit konfirmuar nga raporti i OSBE-ODIHR i rrezoi te gjitha.
Zgjedhjet e lira me cdo kusht dhe me cdo mjet per shpetimin e vendit kjo eshte imperativa e vetme, perballe nje Shqiperie, qe po shqyhet per dite nga nje pushtet politik i çfrenuar dhe mafioz.
/m.j