Pas mbylljes së sesionit parlamentar dhe marrjes së pushimeve për festat e fundvitit, deputetët e Partisë Socialiste duket se kanë gjetur kohën edhe për argëtim.
Disa prej tyre janë organizuar në një ndeshje miqësore kalçetoje.
Mësohet se golashënues i ekipit ka dalë deputeti Bashkim Fino, i cili është i njohur për pasionin e tij për futbollin.
Dhe Fino, duket i veshur me uniformën e Bashkimit Evropian.
Pjesë e lojës ishte edhe zv.kryeministri Niko Peleshi, por që mundi të luajë vetëm një pjesë pasi pësoi një dëmtim të lehtë muskulor sipas burimeve.
Dhe ndihma sigurisht që i erdhi nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i veshur me përparëse, po ashtu i pranishëm në ndeshje. Edhe Beqaj mësohet se luajti vetëm një pjesë, pasi siç dihet sporti i tij i preferuar mbetet basketbolli.