Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pasditen e kësaj të marte ka mbërritur në fshatin Asim Zenel knë Gjirokastër ku humbi jetën një 64 vjeçar.
“Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme dhe nuk është e lehtë që ti vendosësh nën kontroll. Në këtë fshat është shënuar dhe viktima e parë.Duhet evakuim në kët fshatra, policia dhe zjarrëfikëset janë në krye të detyrës,u bëj thirrje banorëve që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga fshati. Ne do të bëjmë më të mirën, dhe duke qenë se në Pash Aliman dhe në Llogara e kemi në kontroll situatën të gjithë forcat do i përqëndrojmë në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër,” ka thënë Peleshi.
Sakaq, policia e Gjirokastrës reagon për viktimën e shënuar pak më parë nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të këtij qyteti.
Policia njofton se ka mbetur viktimë nga flakët shtetasi Andrea Haxhiaj, rreth 64 vjeç, ndërsa ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Gjirokastër/ Informacion paraprak:
Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.
Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/b.h