Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka konfirmuar se, nëse lidershipi i kësaj partie do të jetë në sinkron me strukturat e PD, ai do të pranonte me bindje të plotë garën për kryetar bashkie përballë Eruion Veliajt.
“Emrin tim e kanë vendosur strukturat e PD, për këtë i jam mirënjohës mbi 80 % të strukturës që e kanë propozuar dhe nëse dhe lidershipi është në sinkron me këtë, do e pranoja me dëshirë këtë garë sepse është një sfidë e bukur jo për PD, por për qytetin e Tiranës. Dhe sfida sa më e fortë të jetë, aq më e bukur bëhet. Pra, nëse lidershipi është në sinkron me strukturën, pse jo. Kushdo qoftë nga mazhoranca, do ishte një garë, por do veçoja Veliaj sepse mandatin e dytë e ka marrë i vetëm në garë duke e shpërdoruar”, tha ai nga studio e lajmeve të MCN TV.
/b.h