Një autobus me turistë rus është rrëzuar në qytetin turistik të Antalias. Për pasojë tre persona kanë ndërruar jetë ndërsa 16 të tjerë janë plagosur.
Autobusi ishte duke udhëtuar në autostradën D-400 në Manvgat, në momentin kur u përplas me trafikndarëset dhe më pas doli në korsinë e kundërt duke u përmbysur në rrugë.
Disa ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes duke iu dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Disa nga të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
g.kosovari