Si vend anëtar i NATO-s, edhe Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi. Ishte kjo deklarata e dhënë nga kryeminsitri i vendi Edi Rama gjatë një interviste dhënë për televizionin izraelit I-24, ku ndodhet për vizitë zyrtare.
“Duke qenë pjesë e NATO do të thotë jo vetëm të përfitosh por edhe të kontribuosh. Kështu që jemi shumë aktiv në misione dhe do vijojmë të jemi. Si një anëtar i NATO jemi në kërcënim nga terrorizmi dhe ekstremizmi”, tha Rama.
Sipas ramës, pikërisht çështja e luftës së përbashkët kundër terrorizmit dhe intensifikimi i bashkëpunimit ishte një prej çështjeve kryesore që u diskutuan në takimin me homologun e tij izraelit Netanyahu.
“Ndamë mirëkuptimin se Shqipëria mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në luftën ku ndër terrorizmit. Jo se jemi pjesë e një rajoni ku është një shoqëri multifetare dhe kemi shumë punë për të parandaluar aktet, sigurisht diskutuam edhe për të forcuar bashkëunimin ekonomik dhe për të përfituar sa më shumë nga vullneti i kryeministrit për të shtuar mbështetjen. Dhe në fund firmosëm një deklaratë miqësie.
Në Shqipëri kemi një situatë specifike që Papa Francesku e përmendi si vëllazëri fetare dhe njëkohësisht frikësohemi gjithashtu se nëse nuk bëjmë punën e duhur për të përforcuar këtë traditë jemi vunerabël në të gjithë rajonin”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u pyet nga gazetari edhe në lidhje me fluksin migrator në Ballkan, duke theksuar se Shqipëria nuk është prekur, por është gati të japë kontributin e saj.
“Ne nuk jemi prekur sepse nuk jemi pjesë e rrugës që kalojnë emigrantët por jemi përgatitur. Jemi një vend që e dimë se çdo të thotë të përballesh me fluks migrimi për shkak të konflikteve, për shkak se kemi pritur gjysëm milion refugjatësh që u larguan nga Kosova nga presioni i pastrimit etnik. Jemi të gatshëm për të ndihmuar”, tha Rama.