Një gazetar i emisionit italian investigativ “Le Iene” ka thënë se Lavdrim Muhaxheri, xhihadisti më i njohur shqiptar që dyshohet se fshihet në Kaçanik të Kosovës, është arrestuar nga shërbimet sekrete ruse, pasi dyshohet se ai është i përfshirë në rrëzimin e avionit rus në Sinai.
Sipas gazetarit, operacioni antiterror është shtrirë në Bosnje dhe në Jug të Kosovës, ky Muhaxheri fshihej. Ai, i cili ndohet në Kaçanik, thotë se ai ishte i plagosur dhe se shërbimet sekrete kosovare kanë bërë një mbledhje urgjente për këtë çështje.
Ai tha në emision se këtë ia kishte konfirmuar edhe një banor i Kaçanikut, që ishte i përfshirë me ISISin. Mirëpo, sipas medias kosovare “Telegrafi”, autoritetet e Kosovës kanë hedhur poshtë çdo version se Muhaxheri gjendet në Kosovë dhe se shërbimi sekret rus kryen operacione apo arrestime atje.