Nuk del më tym nga fusha e mbetjeve në Fier. Ka përfunduar procesi i mbulimit me dhe i vatrave të ndezura.
“Fusha e mbetjeve është vënë në kontroll të plotë. Pra, nëse para 2-3 ditësh pamë që nuk kishte më flakë, por vetëm tym, sot vemë re se nuk ka asgjë, pra 100% nuk ka as tym, as gjë”, tha kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
Armando Subashi tha se mbetjet nuk do të depozitohen më në këtë fushë, por do të shkojnë në inceneratorin e qytetit.
“Të gjitha mbetjet që mblidhen në Bashkinë e Fierit do të shkojnë tek inceneratori pastaj për të vijuar me trajtimin tjetër”.
Po ashtu, ai bëri me dije planin e bashkisë, që parashikon mbjelljen e mbi 7000 pemëve në fushën e mbetjeve.
/a.r