Për herë të parë në historinë e sportit tonë, një atlete shqiptare ia ka dalë që të jetë në finalen e Lojërave Olimpike për garën 3000 metra në krah të vajzave më të shpejta të botës.
Teksa ka publikuar një foto me kampionen tonë Luiza Gega në Tokio, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur këtë rezultat të shkëlqyer nga sportisja e Ekipit tonë Kombëtar, njëkohësisht edhe e Sport Klub Tiranës.
“Super goca jonë Luiza Gega këtë mëngjes – për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të #Olympics me vajzat më të shpejta të botës! Të mërkurën finalja e madhe! FORCA!”, shkruan Veliaj.
Super goca jone @luizagega kete mengjes – per here te pare ne histori, ne disiplinen me te veshtire, nje atlete shqiptare del ne finale te #Olympics me vajzat me te shpejta te botes! Te merkuren finalja e madhe! FORCA!🤞#TeamAlbania 🇦🇱 #SportKlubTirana 🏃♀️ #Tokyo2020 pic.twitter.com/V9cGoFFNey
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 1, 2021
/b.h