Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije nisjen e muajit të hapur të vaksinimit antiCOVID për të gjithë qytetarët +18vjeç.
Teksa ka bërë apel të vaksinohen, Manastirliu shkruan se me kartën e identitetit qytetarët mund të paraqiten në çdo qendër vaksinimi ose në qendrën e tyre shëndetësore për të kryer vaksinimin ndaj COVID-19.
“Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç
Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën #antiCOVID.
Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00.
#VaksinohuSot
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.
01-31 Gusht do të jetë vaksinimi i hapur për të gjitha moshat +18 vjeç dhe qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga 08:00-20:00 për qytetarët.
Deri tani janë kryer në total 1,198,933 doza vaksine ndaj COVID-19 në vendin tonë.