Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Fikasit në Mullet. Policia njofton se një automjet që drejtohej nga L.R. është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe është larguar duke braktisur mjetin.
Pasagjeri në këtë automjet, O.S. ka humbur jetën rrugës për në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit ndërsa po punohet për kapjen e shoferit.
“Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
/b.h