Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një konference për mediat ka njoftuar se është hapur gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Balluku tha se gara do të jetë e hapur në faqen e ministrisë duke filluar nga data 2 gusht deri në datë 23 shtator 2021.
‘Puna flet dhe nuk ka shumë nevojë për fjalë Aeroporti i Sarandës do ti shtohet kësaj kurore infrastrukture ajrore shumë të rëndësishme.
Dua të theksoj se zona e Sarandës është një zonë me interes. ne kemi pasur interes nga grupet që operojnë në Aviacionin Civil në Europë.
Edhe për aeroportin e Kukësit u tha se ishte 3 D. Në tre katër vite ne të elaborojmë mbi 1 mln pasagjerë.
Kjo garë do të jetë e hapur do të jetë aktive në faqen tonën duke nisur nga data 2 gusht dhe deri në 21 shtator të 2021.’- tha Balluku. /m.j