Është shtyrë gjykimi i kërkesës për kalim të të pandehurve në procesin për vrasjen e Santiago Malkos.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb” se shkak janë bërë mbrojtësit e të pandehurit Elvis Gacaj, të cilët mungonin.
Seanca e ardhshme është caktuar më datë 15 shtator. Gjithashtu, gazetarja raporton se janë pezulluar afatet e paraburgimit, për Ilir Selmanin, për të pandehurit vëllezërit Duka, Dritan Aga, Fatmir Hyseni.
Gjykata ka verifikuar se janë bërë të gjitha përpjekjet për njoftim dhe se ata i janë shmangur drejtësisë.
/b.h