Zjarret që përfshinë një ditë më parë pyllin e Kreshpanit janë vendosur nën kontroll nga zjarrëfikësit e Fierit në bashkëpunim me ato të Patosit dhe Rroskovecit.
Flakët kanë arritur të shkrumbojnë 30-40 hektarë tokë dhe janë djegur sipërfaqe të mëdha me ullinj, pisha e pemë. Sipërfaqja totale ende nuk është llogaritur plotësisht. Për shuarjen e zjarreve në Kreshpan dhe në fshatin Vjosë të Fierit kanë dhënë ndihmë edhe 30 ushtarë.
Situata me zjarret është mjaft problematike në vend, ku vijon të jetë ende aktiv zjarri në gadishullin e Karaburinit, duke djegur hapësira të tëra me bimësi e pemë.
g.kosovari