Policia e Vlorës ka vendosur në pranga një 32-vjeçar, pasi dyshohet se posedonte dhe shpërndante kokainë nëpër qytet.
Arrestimi i tij është bërë në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar, ku gjatë kontrollit fizik, por edhe në banesë, i janë gjetur e sekuestruar sasi kokaine.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.
Sekuestrohet lënda narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. G., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij dhe gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
g.kosovari