Një Ari i Murrmë është shpëtuar ditën e sotme nga kthetrat e vdekjes pasi ishte zënë në lak.
Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjediseve Natyrore në Shqipëri, e ndihmuar nga instianca të tjera, i kanë ardhur në ndihmë ariut të murrmë, pavarësisht territorit të vështirë ku ishte zënë në lak.
Ky lloj ariu është një nga ata që mbrohen kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Pas i u mjekua dhe ju dha liria, ariu i murrmë shihej tepër i trishtuar dhe i lodhur nga ajo që kaloi.
Njoftimi:
OPERACIONI PËR SHPËTIMIN E ARIUT NË KUKËS
Pas njoftimit të marrë prej një banori të fshatit Xhaferaj, Kukës, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, mbi një ari të kapur nga një lak në afërsi të zonës ku ai banonte, PPNEA, së bashku me AWRT, Four Paws Kosovë, Adzm Kukës dhe banorë të zonës, arritën të lirojnë e të mjekojnë ariun që kishte më tepër se 3 ditë i zënë në kurth.
Megjithëse terreni ishte i vështirë, grupi i punës arriti që të mjekojë plagët e gjendura në trupin e ariut, të cilat ishin krijuar nga tentativat e përsëritura për tu liruar nga kurthi ku kishtë rënë. Në fund të procesit, ariu u pa nga distanca që arriti të ngrihej e të lëvizte, megjithëse plagët do të vazhdojnë ta shqetësojnë për disa kohë.
Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një lloj që gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke u renditur në Ankesin II të Konventës së Bernës dhe në Direktivën Evropiane të Habitateve.
PPNEA i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë rast e të vendosin para drejtësisë të gjithë ata që vendosin të tilla kurthe për kapjen e jetës së egër, e cila përbën një vepër penale që ndëshkohet me ligj. /m.j