Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e GJKKO për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”. Për 28 të pandehurit është lënë në fuqi mas arrest në burg ndërsa për 4 të tjerë përfshirë dhe prokurorin Maksin Sota është lënë masa arrest shtëpie.
Ndërkohë prokurori Maskim Sota, ish zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla dhe dy të arrestuarit e tjerë Abdyl Krasniqi dhe Luan Krasniqi, janë lënë në arrest shtëpie.
Me arrest në burg
Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë për trafik narkotikësh.
Arrest Shtëpie
Luan Zylyftari, Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)
Mospranimin e ankimit te paraqitur mga i hetuari FL ndaj vendimit te caktomit te mases se sigurimit me ne 45 dtae 30.06.2021 vazhduar me vendimin nr 52 date 04.07.2021 te gjykates se posacme te shkalles se pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar”, njofton gjykata.
Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë ata që zbërthyen grupin.
Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës.
/m.j