Gjykata e Posaçme, GJKKO ka caktuar sot masat e sigurisë për të arrestuarit në operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi”, aksion ne zyrat e Kadastres ne Tirane, finalizuar pas hetimeve të SPAK.
Personat e arrestuar akuzohen për ushtrim te ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Ky operacion është zhvilluar pasi janë ngritur dyshime për falsifikim dokumentesh, korrupsion apo edhe tjetersim pronash.
MASAT
Panol At-Nikolla është pezulluar nga detyra si punonjës i Hipotekës
Admir Burri arrest me burg
Neritan Bablusha arrest me burg
Gazmend Canaj arrest me burg
Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personave nën hetim:
B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;
G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
NJË I SHPALLUR NË KËRKIM
Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .
g.kosovari