Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës. Paraditen e së enjtes, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”, 59-vjeçari Y. B., teksa ka tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura në oborrin e banesës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave” në Vlorë, shtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari