Një mësues i nderuar matematike në Shkodër, në kohën e vet, pastaj përfaqësues i pensionistëve shqiptarë, derisa në pleqëri i trokiti fati i madh te dera falë Lulzim Bashës që e përfshiu në listat e tij.
Iu hap radha e gjatë për t’u bërë deputet, duke zëvendësuar kolegët e opozitës, që dogjën mandatet në legjislaturën e kaluar të parlamentit shqiptar. Fjalimet e tij në parlament do të mbahen mend gjatë, sepse të bënin të mbaje barkun me dorë, ashtu sikurse “kalërimi” mbi biçikletë për në seancat plenare.
E kemi fjalën për Selami Jenishehrin, i cili, pasi mbylli mandatin e deputetit, ia ka vënë syrin stolit të… Vllaznisë. Të paktën këtë lë të kuptohet me mesazhet e tij në rrjetet sociale:
“Ai trajner duhet ndërruar, unë kam provuar se jam mësues futbolli, e kam licencën e trajnerit. Vllaznia gadi më ka”.
Edhe pse triumfator në çdo kuptim, trajneri aktual i Vllaznisë, Thomas Brdaric, duhet të ndjehet i rrezikuar…; sepse e ka tashmë një rival të vetë shpallur!
Jenisheri, përmes postimeve në rrjetet sociale, thotë se ai duhet ndërruar: “Kur një ish-futbollist nuk di ta bëjë një futbollist tjetër teknikisht si veten, atëherë ai nuk mund të jetë kurrë trajner”.
/a.r