Një krim i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Garunjas të Lushnjes.
Konflikti për tokën i ka marrë jetën shtetasit Romeo Hasalla 30 vjeç, ndërsa autori është kushëriri i tij i largët Kastriot Hasalla. Ky i fundit mësohet se po ndiqet nga forcat e rendit.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, ata janë Shuaip, Emiljano dhe Laert Hasalla. Ndërkohë pritet raportimi paraprak i Policisë.
/a.r