Wayne Rooney bleu sot fotot ku ai shihej duke fjetur në një dhomë hoteli me 3 vajza gjysmë të zhveshura për vetëm 1 paund, duke i përshkruar ato si vajza të mira, disa ditë pasi tha se fotografitë po përdoreshin për shantazh kundër tij.
Babai 35-vjeçar i 4 fëmijëve, pagoi një tarifë minimale për Brooke Morgan, Elise Melvin dhe Eleanor Hoggarth, të cilat më pas i kërkuan falje dhe se u treguan vullnetare për t’i dorëzuar atij të gjitha fotot, sipas zëdhënësit të futbollistit.
Rooney, tani zotëron të drejtat e fotove që dolën hapur në media ku ai shihej në një karrige, dhe pranë tij ishin vajzat në poza seksuale, madje njëra duke bërë edhe twerking para syve të tij.
Menjëherë pas ngjarjes, ish-kapiteni i Anglisë denoncoi rastin në polici se po shantazhohej përmes disa fotove. Megjithatë, modelja e Snapchat, Tayler Ryan, e cila shfaqet në shumicën e fotove, nuk ishte në mesin e vajzave që kërkuan falje drejt Rooney-t. /m.j