Tragjedia e aksidentit automobilistik ku humben jeten 10 shqiptare nga Kosova, ka shkaktuar dhimbje ne te dy anet e kufirit shqiptaro-shqiptar!
Nderkohe qe kanë arritur në Kosovë trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci. Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tre vetura, të shoqëruara nga policia.
Në vendkalimin kufitar janë parë edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Përveç tyre, edhe shumë qytetarë kanë dalur t’i nderojnë viktimat.
Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasditës. Pranë tyre ishte dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, aktualisht ministër për diasporën.
Majko siç shikohet nga videoja e mëposhtme përqafon ambasadorin Hasani dhe i jep ngushëllimet e tij. /m.j