Një dukuri e pazakontë është vënë re në Osmanije të Turqisë, ku një bletërritës ka parë se mjalti në njërën prej koshereje ishte me ngjyrë të kuqe të ndezur.
Shahin Eser thotë se nuk ka parë kurrë një gjë të tillë.
“Kur hapa kosheren, pashë mjaltin me ngjyrë të kuqe. Në kosheret e tjera ishte me ngjyrë normale. Edhe bletërritësit e tjerë u habitën, pasi nuk kishin parë nga ky mjaltë më parë”, thotë Eser.
Specialistë të kësaj fushe, të njoftuar nga bletërritësi, kanë mbërritur menjëherë në zonë për të studiuar fenomenin, duke marrë mostra nga mjalti, bletë nga kosherja dhe bimë në zonën rrotull, nga ku bletët kanë marrë nektarin.