Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në një pjesë të vendit. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, teksa epiqendra dyshohet se është në Adriatik, pranë Lezhës. Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, me epiqendër 3 km në veriperëndim të Lezhës.
Gazetari Elidon Ndreka raportoi se lëkundjet janë ndjerë të forta nga qytetarët, disa prej të cilëve kanë dalë në rrugë.