Pas By pass-it të Gjirokastrës, i tërhiqet vëmendja Shqipërisë për
Liqenin e Ohrit, ku Shqipëria vetëm dy vite më parë arriti ta
anëtarësonte në UNESCO, Ndryshe nga Maqedonia e veriut që e
gëzon statusin prej 40 vitesh.
Komiteti i “UNESCO”-s për Trashëgiminë Botërore, ne projekt
rezolutën e sesionit të 44 që po zhvillohet në Kinë në faqen 78 pika 11
ka vendosur të regjistrojë Trashëgiminë Natyrore dhe kulturore të
rajonit të Ohrit( Shqipëri, Maqedoni e veriut) në listën e trashëgimisë
Botërore në rrezik .
Ky është një sinjal për Shqipërinë që të rishikoi Planin e Menaxhimit
të rajonit si dhe ndërtimet e planifikuara në këtë zonë deh parkun
ujor në Drilon.
Pjesa e liqenit të Maqedonisë së veriut është u pranua në Listën e
Trashëgimisë Botërore në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe
një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore. Edhe Maqedonisë
së Veriut i është tërhequr vëmendja që të ketë kujdes me ndërtimet
në këtë zonë si dhe mbrojtjen e mjedisit.
Liqeni i Ohrit është listuar si një ndër 3 liqenet më të vjetra në botë,
ku kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin, vlerat e
shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet
si një pasuri natyrore dhe kulturore. Në bregun e liqenit shtrihen tre
qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në
Shqipëri, pergatiti Tema.