Gjykata e Vlorës ka ndryshuar e sigurisë për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan disa ditë më parë gjyqtarin në Vlorë pas një vendimi për çështje pronësie.
Fatos Myslymi, i cili u la në burg është liruar, ndërsa për dy vëllezërit e tjerë Myslym Myslymit dhe Elmaz Myslymit nga arrest në shtëpi iu është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’.
Ngjarja ndodhi në ambientet e Gjykatës së Vlorës disa ditë më parë, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit.
Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre.
Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat.
Rikujtojme se vellezerit Myslimi qe dhunuan gjyqtarin ne Vlore per ceshtjen e pronave jane miqte e ngushte te presidentit ne detyre Ilir Meta, njeheresh njeri prej tyre eshte dhe babai i numrit dy te listes se kandidateve te LSI ne Vlore Grisejda Myslimi! /m.j