Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është shmangur sërish pyetjes mbi faktin nëse Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e grupit parlamentar të PD në shtator, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.
Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Bsha tha se nuk do të komentojë sot asnjë çështje tjetër, veç asaj për raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit.
Ishte PD që kërkoi që Tom Doshi, po ashtu i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk dihet nëse do të mbajnë të njëjtin qëndrim edhe për Berishën.
“Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin, ne nuk harrojmë se detyruam maxhorancën të pranonte plagën e rëndë të kriminalizmin të politikës, që është kryekëput një vepër e mirëmenduar e kreut të PS. Është kthyer në një problem edhe për ekonominë që po vuan pasoja të rënda të kriminalizimit në sektorë të veçantë të saj. Shteti është vënë nën funksion të një pakice. Beteja jonë për dekriminalizmin do të vazhdojë me të gjithë fuqinë., Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij raporti dhe do mbetem i hapur për çdo pyetje në ço rast tjetër. Çdo shmangie e vëmendjes publike nga interesi, nuk i shërben opinionit publik”, tha Basha.
/b.h