Në Pogradec raportohet për dy raste të dyshuara me versionin Delta.
Bëhet fjalë për një familje në një fshat të këtij qyteti. Ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke.
Burime për Klan News theksojnë se rastet e dyshuar me variantin Delta kanë qenë të vaksinuar me 2 doza vaksinës të Pfizer.
Është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.
/a.r