Pas akuzave si bashkëpunëtor me Hagën për dënimin e ish-komandantëve të UÇK, Lulzim Basha ka vijuar të tregojë dashurinë e madhe që ka për Kosovën. Kreu i Partisë Demokratike ka uruar xhudisten kosovare, Nora Gjakova, e cila i dhuroi sot vendit të saj medaljen e dytë të artë olimpike.
Me anë të një postimi në Twitter, Basha shkruan se ky nuk është vetëm një sport, por një shtet, që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare.
“Gëzojmë për medalisten e artëNora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike! ”, shkruan Basha.
/a.r