Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, siguroi medalje olimpike, pasi në gjysmëfinale fitoi kundër japonezes Tsukasa Yoshida.
Me kalimin në finale për katorogrinë deri në 57 kilogramë, Gjakova siguroi medaljen e dytë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike.
Në Rio, më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.
Kosovën në Lojërat Olimpike sivjet e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte.
Ky organizim është shtyrë nga viti 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
/a.r