Një person raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ndërsa burime nga policia bëjnë të ditur se i plagosuri është një person i shpallur në kërkim.
Ai është rreth 52 vjeç dhe është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është e rëndë.
Ai eshte vjeçari Ardjan Narkaj, i cili ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah., ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plagosjes.
Në vijim priten informacione më të detajuara për ngjarjen.
Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008, e ndodhur në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbetën Gjergj Shota dhe Ton Ulaj, pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimave./m.j