Rritja e numrit të aksidenteve kryesisht në muajit e verës, për
ekspertët e sigurisë rrugore kanë shkaktarë kryesorë trafikun.
Zgjidhja, thotë eksperti Artur Sulçe, nuk është fushata e gjobvënieve
nga policia.
Një tjetër arsye, eksperti Sulçe veç alkoolit sheh dhe rritjen e numrit
të përdoruesve të lëndëve narkotike që drejtojnë makinat nën efektin
e tyre.
Edhe pse pjesa më e madhe e rrugëve janë në gjendje optimale pas
investimeve të kryera vit pas viti, Sulçe veçon disa akse që vlerësohen
si pika të zeza në sistemin rrugor shqiptar.
Në krye të listës prej vitesh vijon të mbetet segmenti Tiranë-Durrës,
aksi që përballon dhe fluksin më të lartë të automjeteve.