Vetëm vendi i 10, praktikisht jashtë finales, por akoma me shpresën se ndoshta dicka mund të ndodhë. Kanë përfunduar kualifikueset për Matvei Petrov i cili në Lojërat Olimpike përfaqëson Shqipërinë në disiplinën e gjimnastikës, në kategorinë kaluç.
Sportisti rus ka grumbulluar 14,733 pikë në garën kualifikuese në divizionin e dytë në kaluç me doreza, duke u renditur në vendin e 10, nga tetë që kualifikohen në finale. Me 14,733 pikë, Petrov është renditur në vendin e 10, por rregullorja përcakton se vetëm 8 të parët kalojnë në finale, duke e lënë rusin që garon për Shqipërinë jashtë saj.
Por rezultati i ngushtë jep mundësi që renditja të përmbyset, edhe pse nuk bëhet më fjalë për performancë sportive. Petrov tani mund të shpresojë vetëm në testet Antidoping, që sportistët i nënshtrohen pas kalimit të fazës së parë: nëse ndonjëri rezulton pozitiv atëherë renditja ndryshon sipas numrit të pikëve.
Covid 10 mund të bëhet gjithashtu faktor ashtu sikurse edhe dëmtimet: nëse një sportist dëmtohet, renditja ndryshon dhe Shqipëria ka ende shpresa për kualifikim në finale në këtë disiplinë. TEMA